Eintrag vornehmen
Name:
E-Mail:
Homepage:
Beitrag:
Smileys: ::) :) ;) :D ?:( :( :o :8 :P :[ :X :* :-/
BB-Code: fettkursivunterstrichen
Datenschutzerklärung
Ja, ich akzeptiere die Datenschutzerklärung.
HINWEIS: Ihr neuer Eintrag erscheint erst nach
Freischaltung des Eintrages durch den Betreiber.


« Vorherige123 ... 262728 ... 747576Nächste »
(1136 Einträge total)

#746   anonimja_2326.12.2006 - 00:21
hi si jeni pershendetje nga anonimja ju dua shum! jeni te embel? cajla kisss kisss

#745   alban25.12.2006 - 14:11
tung nga arif a jeni mir

#744   genta_23_tr25.12.2006 - 12:41
Shqipetar


Shqiperin\ e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Te ka bere perendia
luftetar,
si s\te lodhi roberia,
shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!

Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn\ e duar
me zinxhir!...

Myslyman\ e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperiz\ e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s\kane
dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!


Memedheu

Memedhe quhete toka

ku me ka renure koka,

ku me ka dashur mem\ e ate,

ku me njeh dhe gur\ i thate,

ku kam pasure shtepine,

ku kam njohur perendine,

stergjyshet ku kane qene

dhe varret qe kane vene,

ku jam rritur me therrime,

ku kam folur gjuhen time,

ku kam fis e ku kam fare,

ku kam qeshur ku kam qare,

ku rroj me gaz e me shprese,

ku kam deshire te vdese.

#743   kumanovarja_2925.12.2006 - 11:19
Pritja

"Zoti mos u dhashte femra ne shtepi, atyre qe mendojne se femra duhet shtypur sepse lindi femer.“ Plaka e lagjes, Dinorja. Vdiq ne vitin 1996. Dy nipa te saje kane rene deshmore per Clirim kombetar ne fushat e Orizares, Kumanove. Pacin paqe dhe urate!


Vitet e fundit ne lagjen tone ikene tri vajza nga shtepite e tyre. Kur ndodhi rasti i pare gati u cmenden se si ishte e mundur te ndodh kjo mu te ne. Pastaj si ishte e mundur te ike Lulja? Dy muaj me vone iku edhe e dyta. Edhe Syzana. Tani nuk u cmendem, por mebetem te habitur. Dy jave pas kesaj te fundit iku edhe e treta. Florija. Per kete as nuk u çmendem, as nuk u habitem, as nuk u cuditem. Ikja u bë modë! Dashuria kishte nisur te ngadhnjeje mbi traditen e huaj. Ata qe nuk i jipnin femres te drejta, femra keto te drejta kishte nisur t´i marre vet! Vajzat kishin guxim, djemte gjithashtu. Oh, sa na behej zemra mal ku degjonim nje ikje te tille. Zonje Pashe i kritikonte ne cdo vend ku shkonte, keshtu bente edhe hoxha. Tregu i tyre po ngushtohej dhe ata me veprime te tilla ndjeheshin te demtuar ne xhep. Ishte e qarte. Ne buxhetin e tyre mungonin se paku 3.000 Marka gjermane. Tani pasdarke nuk flitej me per ikjen e vajzave, sepse cdo familje kishte frike se mund t´i ndodh edhe atyre. Re-evolucioni femror kishte nisur me rruge te mbare. Kjo do te thoshte : nese ju nuk na kuptoni, ne e kuptojme me mire ju se cka deshirojme ne! Dikush edhe mallkonte :“ Pse na i fali Zoti keto kudhra „!
Nga frika dhe preventimi pese familje i hoqen vajzat nga shkolla ; Driten, Floren, Fatimen,Nexharine dhe Hanifen. Te gjitha ne klasen e kateret ose te peste fillore. Keto u hoqen nga shkolla dy dite pasi qe Mulla Hasani mbajti nje tumbim urgjent ne lagje dhe ku kishte kritikuar dhe bertitur. U shkaterrua morali.
Ne fund ai kishte dhene kete keshille. Me shume se kater vjet shkolle, nuk ben, madje edhe kjo ishte haram, por Zoti ka meshire me ne! Kjo parapergaditje, heqja nga shkolla, behej ne menyre qe vajza te mos kishte mundesi ta zgjedh vet burrin e vet, por t´ia gjejne prinderit, e ne lagjet tone kjo don te thoshte prinderit me ndihmen zonjes Pashe, ose hoxhes si shkues. Mirepo kjo nuk ishte e vertetel. Lulja nuk kishte qene kurre ne shkolle, por diti te zgjedh vet. Njeriut nuk i duhte fakultet per te kuptuar se cka deshiron dhe cka jo! Burri i saj ishte zdrukthetar dhe njeri i ndershem. Kishte edhe shtepine e vet. Familja e saj nuk pranuan te martohej me te sepse babai i tij kishte qene i vafer ne te kaluaren. Te rasti i dyte familja nuk u pajtua sepse dashnori i saj ishte katundar dhe kishin thene se atje ka ere baglash. E treta nuk u kishte treguar fare, duke ditur se mirekuptim nuk ka. Kjo „ ta gjen prindi “ kishte bishtin prapa, si dardha.Ta gjen sipas shijes se vet, por jo sipas tendes dhe Ti jeton vetem nje here dhe ke endrra, si cdo njeri! Kete e din edhe Perendia, sepse ne jemi fryt i Tij dhe te krijuar me ndjenja sipas deshires se Tij.
Madje shijet tona ishin krejt te ndryshme. Per shembull gjenerata e para luftes dhe pas saj i parapelqenin grate e trasha me cica shume te medhaja. Ata kur lavderonin nje nuse te re thonin keshtu: „ Pa pa, po filani kishte marre nuse. Nuk futet dot as per dere, e trashe, e shendoshe hmm, loçke.“
Kur ishim te vegjel kete e kuptonim tekstualisht dhe mendonim se nuset e trasha i fusnin me vinç brenda, nga tavani dhe i leshonin ne dhome, si njeri bore sepse dera nuk i nxinte.
Tri iken dhe pritej e katerta. Tani ne lagje nuk mirreshin me ato qe shkuan, por spekulonin se cila do t´ishte e katerta. Sigurisht se zinim vendin e pare ne qytet. Ka nje vit qe tri kopje te romanit „ Sikur t´isha djale „ po shetiteshin neper lagjen tone! Librat po qarkullonin ne heshtje dhe nje dite e pashe ne raft edhe te tezja ime. Po e lexonin bijat e Hyres. O, Zot tezet time e thirnin te gjithe bugar. Ishte pakez e trashe dhe kishte shume rrudha ne balle. Kur ne jete nuk e kam pare qeshjen ne buzet e saja. Ne prani te saj as burri nuk guxonte ta hape gojen. Dhe lajmi i ri gjemoi si nje bombe. Iken Merita dhe Pellumbesha. Ishin te gjata, te bukura dhe shume elgante. Ato kishin mbaruar vetem filloren. Askush nuk dinte se ato kishin dashnore Nena e saj duke u krenuar me bukuroshet qe dukeshin si binake deshironte t´i martoje vetem me ndonje mjek, apo profesor. E para iku per nje fotografist, e dyta per nje traktorist dhe ishin te lumtura. Qe nga ajo dite tezja ime nuk shkonte me ne dasma si me pare, por edhe nese dilte jasht mbante nje shami te lidhur ne balle, e cila edhe rruges duhej ta tregonte zemrimin e saj. Pjesa tjeter e qytetit lagjen tone e quanin tani Hiroshime. Dy per nje dite, prej nje familje, kjo eshte teper thane burrat dhe duhet marre masa urgjente. Nga lagjja jone vajze ne qytet vete nuk lejohej me. Edhe me nje vella pese vjecar, ama vet nuk bente me. Kur takoheshin grate e lagjese sone, me grate e lagjeve tjera, keto tonat e ulnin koken. Hoxha kishte thene se kur jane afer nje djale dhe nje femer, ne mesin e tyre futet shejtani. Xhania, fqinja ime i ishte pergjigjur keshtu: „ Si mund te futet shejatni gjersa njerzit dashurohen dhe shpalosin dashurine e tyre ne mijera menyra. Shejtani futet aty ku njerzit urrehen, por jo aty ku duhen. Ai kishte sjellur koken dhe nuk kishte thene gje. Pra, dashuria ishte produkt djalli, e urrejtja e rinise ne mes vete, produkt Perendie.

„As mos jep, as mos merre nga Hiroshima. Mos u miqasoni me lagjen e Hiroshimes se jane te perdale.“ Keshtu flisnin njerzit!
*
Tak, tak ,tak...
Degjova nje trokitje te lehte ne nje lloj rafti nga metali qe gjendej prane shtratit tim. U perpoqa t´i hape syte duke i rrudhur kapaket dhe si ne mjegulle pashe nje flokenaje. U ktheva ne anenen tjeter per te vazhduar fjetjen, por vetetimthi me shkoi mendja se isha duke enderruar.Agroni dhe Xhemi po flinin ende.
-„ Bukurosh!“ Ishte nje ze i embel, me zymtesi, engjellor, i njohur, ze femre dhe ndjeva nje peshe te lehte dore qe u leshua me plot ndjenja mbi supe. U rrotullova ne anen tjeter dhe pash ashtu mjegullueshem nje tufe te madhe flokesh para fytyres sime dhe pastaj nje puthje e lehte.
_“ Shpresaaaaaaaa...oooooohhh“, bertita me nje ze aq te larte, aq te thelle sa Agroni dhe Xhemi u tremben dhe qe te dy kercyen dhe veshtruan te ulur ne shtrat. Infermierja u fut brenda, pas saj edhe mjeku. Shikuan nje cast ne dere dhe u larguan. Kur provova te ngritem e godita me koke hekurin e krevatit mu ne plage.
U ula ne shtrat dhe ajo i vuri dy duarte ne gjunjet e mi dhe me shikonte drejt ne sy.
-„ Ju nuk po ndaleni e...“!
E pashe drejt ne sy dhe perpiqesha ta perqendroj shikimin. Ajo me perqafoi dhe ia nisi te qaje. U ngrit mori nje facolete dhe na i pastroi gjakun e thare ne fytyre. Kishte ardhe dje, te premten, sepse kusheriri i saj po martohej. Se jam ne spital kishte marre veshe nga babai im. Ora ishte nente. Heret ne mengjes na paskan vizituar prinderit dhe paskan biseduar me mjeket. Do te vinin perseri ne dreke. Per disa muaj i patem kembyer vetem dy letra. Ate rregullisht e kontrollonin ne cante dhe ne xhepa. Gjysme ore me vone u fut brenda edhe Zana, dashnorja e Agronit. Shpresa me dha nje adrese tjeter ku mund t´i shkruaj.
-Ne kete librari , me tha. Ketu punon mami i shoqes sime.
U ngritem dhe me ofshama te lehta dolem ne oborrin e spitalit, i cili kishte nje park te madh para. Per shkak te Xhemit ne nuk ndam edhe pse kishim shume cka per t´i thene njeri tjetrit. Tani filluam fazen e dyte te planit. Kohe nuk kishim dhe duhej doemos reaguar sot, para se te behej teper vone. Vendosem t´i nisem nje leter hoxhes, nje Syles. Zana na tregoi se babai i Gj. paska derguar dy veta ne shtepine time dhe te Agronit duke kerkuar falje se nuk e kishin ditur se ishim femije te tyre. Babai Agronit kishte thene se do t´ia fale kurre. Ai nuk zihej kurre me dikend, por kishte nje histori mjaft te ngjeshur ne rinine e tij. Edhe ai e pat ikur gruan e vet dhe se paku tri here kishte rrahur njerez, ne mesin e tyre edhe nje polic. Thonin se ne canten e veglave mbante edhe revole. Dy revole ia pat sekustruar policia. Me mire se ky nuk qendronte edhe babai im. Nje pushke gjuetie dhe nje revole ia paten marre. Revolen e pat pasur pa leje. Pushken ia gjeten pas nje ngatrrese me nje fqinj per nje dritare qe ne shtepine e re babai e pat ndertuar e ajo shikonte ne kopshtin e tij. Pushka i duhej per gjueti, sepse cdo te diele dilte jasht. E gjeten pasi qe bastisen shtepine dhe praptuan cdo gje. Ishte i lidhur shume me natyren dhe edhe nese nuk gjuante gje te dielen e kalonte neper ara dhe male. Mund te thuhej se ne pjesen e eperme te qytetit babait tim dhe te Agroni ia kishin drojen. Im at ishte mesues ne shkollen fillore. I Xhemit ishte shef ne nje fabrike.Tani lufta jone ishte futur ne fusha tjera dhe po analizohej ne baze te Kanunit te Lekes. Deshira jone nuk ishte kjo. Ne nuk deshironim kurre nje hakmarrje ndaj nje shqiptari. Nuk e deshironim edhe per kete arsye: sllavet mezi prisnin raste te tilla per t´na paraqitur ne gazeta si njerez te kohes se gurit. Ne nuk kishim deshire tu japim atyre materiale! Madje edhe ne spital kur na pyeten se pse ishim futur aty , e pranuam akuzen qe na ishte bere, se ishim futur per ta vjedhur nje pule!
Sidoqofte ne i treguam Shpreses dhe Zanes per planin tone dhe per letrat qe po i dergonim. Letren qe do t´i dergohet Syles kerkuam nga Zana ta dergoje shtepi ne shtepi dhe te kerkoje nenshkrimet e shokeve te klases. Letren drejtuar hoxhes do t´ia jipnim vellaut tim Piprros dhe ai do ta hidhte ne oborr te tij. Letrat i ndryshuam se paku pese here dhe ne fund i reduktuam shume dhe flitej qarte dhe nuk linte asnje hamendje. Vajzat e lexuan letren drejtuar Syles, ndersa tjetren dretuar hoxhes nuk lejuam.
Ato gjithashtu na treguan se Gj. e kishin derguar te ai aty nga mengjesi heret. Dy here nena kishte arritur ta bind babain per ta kthyer prapa, por ne fund e kishte derguar Beki. Dhoma ku gjindej ajo ishte embyllur me celes, ndersa dritaret i kishin gozhduar. Nga dhoma kishin hjekur cdo gje qe mund te perdor Gj. per vetvrasje. Kur e kishin futur ne oborr ajo kishte lutur vellaun e vet me keto fjale:
„ Te lutem o vella i dashur, shko sot dhe me blej nje arkivol: une do te beje vetevrasje!“

Perafersisht kjo ishte letra,

„ Shume i nderuar Syle,

sic veren kjo leter eshte nenshkruar nga shoket e Gj. Ne syte tone ti je okpuator i saj dhe ne nuk do te hjekim dore deri sa Gj. ta clirojme dhe ta sjellim te vendin qe deshiron ajo. Ti mund edhe te na vrasish, por klasa jone per tridhjete e tre nxenesve do te vije para shtepise tende dhe do te beje proteste. Parollat qe do te bertasim me ze shume te larte jane keto:“ Poshte padrejtesia! Poshte skllaverimi i motrave tona! Rrofte Dashuria e rinise!“ Do te bertasim deri sa Ti nuk vendsoe qe Gj. ta leshojsh nga dhoma dhe ta dorzosh te ne sepse ajo eshte e rrembyer me dhune. Per kete e kemi edhe mbeshtetjen e prinderve! Merrem me mend te lutem nese para shtepise i ke tridhjete nxenes dhe tridhjete prind“

Ne kemi shprese ne mencurine tende.

Letra drejtuar hoxhes ishte kjo:
„ Shume i nderuar Mulla Hasan,

Ne dijme dhe kemi informata se ti ke ndikuar shume qe Gj. te shkoje te Syla. Gjithashtu kemi dijeni se ai te ka dhene para. Ne nuk i harrojme te mirat e tua qe i ben ne lagjen tone. Ti sheron shume gra nga syri i keq, ti sheron shume semundje te tjera edhe te kafshet, ne te gjithe e dijme se kemi pasur fat qe te kemi ne lagje. Ne edijme se po te mos ishe Ti shume here do te kishim mbetur pa qumshtin e ngrohte ne mengjes. Ne e dijme se ti te gjitheve na ke bere synet, edhe kete ta dijme per nder, se ne lagjen tjeter kushtonte 500 DM, e ti na i ke prere per 450. Ne e dijme se nga dy plaka ke marre para per varrimin e tyre, edhepse ato jane akoma te gjalla. Pra ti ke nisur me parapagim dhe ke zbritur cmimin per 30 %. Pervec te mirave tua ti ke bere edhe keq. Ne kerkojme prej teje urgjentisht te ndikosh te familjet tona dhe te Gj. Nese nuk vepron si te themi, atehere ne do t´i kopjojme dhe dergojme 1000 letra ne qytet se ti qysh kur Cipi te ka zene duke bere dashuri me dy grate e tua , qysh ateher nuk mund te fleje naten sepse eshte shashtrisur, shkaktar je ti. Ne e kemi edhe nje fotografi tende derisa ti perqafoheshe me grate e tua. Kete fotografi e ka bere Cipi nga qershia e tij. Radhitja ishte e tille: Supa te cilen dikur e quanim Antipasata te shtrengonte nga prapa. Ti ishe ne mes, pastaj vinte Dytorja, gruaja yte e dyte. Ty te kemi ne fotografi ku dukesh si habmurger, apo si sendwich, i shtydhur ne mes dy grave. Nese kjo nuk te ben pershtypje, atehere kjo sigurisht se nuk te pelqen. Ne kemi fakte se kur sherove Jalldezen nga steriliteti, ia ke bere ti ate pune dhe ajo ka lindur bineq. Kete nuk po e themi per arsye se ata dy femije qe edhe ti i pagezove me emrat Sadat dhe Naser te perngjajne ty, por se duke dale ne koridor Lejka te ka pare duke i mbyllur pantallonat dhe gjithashtu Jalldezen duke i futur cicat ne jelek, qe ishin skuqur nga presioni qe kishin perjetuar.
Ne kemi besim ne mendjen tende te shendoshe...!

Parku i spitalit ishte mbushur me gjethe. Here pas here hynin njerez dhe dilnin. Nje shi i imet binte pa pushim dhe ne po veshronim nga dritarja. Ishte ora gjashte, pasdite dhe cdo caste po prisnim ndonje lajm. Prinderit ne mesdite na premtuan se do te bejne nje tubim me hoxhen, babain e Gj-s dhe vellaun e saj.U shtrime perseri ne shtrat dhe infermierja na solli darken. Ishim shume kurreshtar se si do te reagonte hoxha. Xhemi u ngrit dhe shetitej poshte e larte neper dhome. U ngrit edhe Agroni. Agroni i futi dy duarte ne xhep dhe shikonte ne dysheme. Xhemi po shikonte ne dritare.
-Nuk po vjen askush , tha ai.
Agroni vetem tundi koken. Une nxorra nje fletore dhe nisa te shkruaj ditarin. Dikush po vraponte ne koridor. Dikush kishte vdekur, menduam. U degjuan disa perplasje te deres, pastaj nje tjeter perplasje dhe fjale ne maqedonishte. Me vone kuptuam se nuk kishte vdekur askush, por nje shqiptare kishte lindur ne koridor te spitalit. Mjeku maqedon nuk kishte pasur kohe te paraqitet menjehere, sepse po shikonte nje ndeshje futbolli ne mes Jugosllavise dhe Frances. Kishte pase vrapuar burri i saj, kishte lutur , por mjeku nuk ishte ngritur nga vendi. Vetem pasi kishte mbaruar i kishte bertitur asaj zonje se e kishte bere te ndyta korridorin. E kishin futur pastaj ne nje dhome dhe ajo kishte porositur burrin se djali te pagezohej me emrin Gjergj, si Skenderbeu, por kete emer nuk kishte lejuar shteti, ishte i ndaluar! Kete emer si edhe disa emra tjerer i pat ndaluar edhe hoxha ne lagjen tone.
Aty nga ora njezete e dy u fut Shpresa perseri brenda...



#742   anonimja_2325.12.2006 - 11:14
Dashuria e parë

Sapo kishin çelur lulet e para. Këtë vit ardhjen e pranverës e ndjenim në ajër. Si zakonisht edhe këtë herë do ta festonim; vajza dhe meshkuj në bodrumin e Shpreses. Aroma e biskotave që përgaditnin vajzat ndjehej thekshëm në hundë. Dreni, shoku im i klasës, ishte dashuruar në Blerinën. Unë e simpatizoja Shpresen dhe herë pas here i kushtoja ndonjë poezi, të cilën ia dërgoja nëpërmjet Blertes. Ajo ishte në njëfarë mënyre postieri im dhe unë i saj! Kjo e fundit qe tre muaj ishte e dashuruar ne Florimin!
E diel. Prindërit e Shpreses kishin shkuar një dasmë dhe do të ktheheshin vonë natën. Shpresa ishte veshur me një fustan mëndafshi dhe këmishë të kuqe. Flokët e saja të gjata zbritnin supeve deri në bel. Sot i kishte bërë edhe buzët të kuqe, disi të zjarrta! Plot dashuri! Unë përpiqesha ta zë shikimin e saj, por sapo takoheshim skuqej në fytyrë dhe ia niste të flasë me Blerinën. Ka disa muaj që këmbenin letra,por ky ishte takimi i parë në një vend. Poezinë e parë që i kisha kushtuar me ndihmen e Shabit ( poeti i dashurise dhe shok ) ishte përafërsisht kështu:

Ah sikur ta dinte këtë Dashuria
Vallë do t´mi qante hallet e mia?

Sapo afrohej pranë dritares shndritej nga rrezet e diellit dhe fustani saj bëhej gati i tejdukshëm. Shihja këmbët e saja të gjata, të bardha dhe më dukeshin se nuk mbaronin kurrë! Aty nga ora tre , pasdite, Blerina doli qëllimisht me Drenin në bodrumin tjetër!
Tash u vështruam në sy dhe për një çast mbetëm si të shtangur! Rrinte ulur në një karrige shikonte anash gjersa gjysma e fytyrës i mbulohej nga flokët e saja të gjata. U ula pranë saj duke e parë drejt në sy! Faqet e saj ishin skuqur dhe digjeshin flakë! Buzët të trëndafilta iu kishin tharë dhe ajo kaloi me gjuhen e saj, sikur dëshironte tu japë jetë!
Zemra më rrahte shpejtë dhe dukej sikur këmbët dobësoheshin. Për herë të parë isha aq afër zonjushes që ia kisha kushtuar dhjetra poezi! U ula pranë saj, mbylla sytë - edhe nëse ha ndonjë flakaresh-, mendova, këtë rast nuk do ta humbë!
Një herë ndjeva buzët e saja të buta dhe pastaj dy duartë rreth qafe! E shtrëngova edhe unë. Kjo ishte puthja e parë në jetën time!
-"Mirepo, do të martohemi " , më tha!
-" Natyrisht ," ia ktheva gjersa zëri më dridhej. Unë isha në klasë e shtatë, ajo në të gjashtën.
Në bodrumin tjetër u dëgjua një zhurmë. Befasisht u futën Blerina dhe Dreni, që të dy duke i mbyllur këmishat. Unë as që kisha pasur guxim të shkoja aq larg, por Dreni kishte përvojë dhe shpesh here ne shkollë na jipte mësime!
"Shpejt " tha Dreni, shpejt se babai i Shpreses sapo e parkoi makinën! Nëpër një dritare të vogël dualëm në një rrugicë.
" Ah , hajdutë", bërtiti xha Neli.
Ne ia mbathën në të katra.
Dy javë më vonë mora një letër lamtumirëse! Aty kishte thënë se ata per shkak te punes se babait do te shpernguleshin ne nje qytet me te madh!
*
Tete vite me vone u takuam në koridorin e fakultetit filozofik! Dy vitet e fundit nuk shkruheshim me. Disi u rralluan edhe letrat!
U pershendetem tani si dy te rritur. Ishte veshur në të zezë dhe përsëri floket e saja te gjata mbulonin supet! Ngrita pak syzet perpjetë sikur deshiroja ta kaperdije edhe nje here bukurine e saj.
" Dua të takohemi " më tha. Fatkeqesia ishte se une qe nje vit isha i dashuruar marrezisht! Ktheva koken ne anen tjeter se ndjeva ne syte e mi deshiren e vajit!
" Nëse ndonjëhere shkruan, atëherë më quaj Shpresa…dua te jem personazhi kryesor!", tha dhe u skuq përsëri në fytyrë!
-" I kam të gjitha letrat, te gjitha poezite….145!", tha ajo.
Në atë çast doli vëllau i saj dhe u nisën! Dola në shkallët e fakultetit dhe e përcolla me shikim derisa u zhduk në turmën e njerëzve! Në hundë ndjeja erën e rëndë të biskotave që ishin djegur në bodrumin e saj! Biskotat qe i kisha pare ëndërr shume here, por kurrë nuk e kisha mësuar shijen e tyre! Ndjeva edhe dhimbjen që më kishin shaktuar grillat e dritareve te bodrumit! Edhe zërin e Drenit, edhe të xha Nelit, paste ndjesë, se ky i fundit ka vdekur para kater viteve!


#741   zemra_jote`??`25.12.2006 - 10:11
E ndava nga gruaja, por...

“Kur u njohëm, ai nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua.

Kur dëgjova se ishte i martuar e kishte edhe vajzë, vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaja nga gruaja”, - rrëfen Eminja, 35 - vjeçare.

“Në të vërtetë, gjithnjë e kam ditur se ai është një qyqar, te i cili nuk do të gjeja mbështetje nëse nuk do të vepronte ashtu siç i thosha unë. E ai më dëgjonte verbërisht: së pari e ndava nga gruaja dhe ia shkatërrova familjen, pastaj eorganizova jetën tonë të përbashkët, në të cilën nuk kishte vend as për prindërit, as për të afërmit e tij. Kështu, kisha qetësi dhe askujt si lejoja të përzihej në jetën tonë. Prindërit e tij mendonin se unë e kisha shkaktërruar birin e tyre. Ata kanë harruar, apo nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ai gjithmonë ka qenë një qyqar i bukur dhe fjalëëmbël”.

- “Ai është fajtor për të gjitha, kurse unë ia ktheva me të njëjtën masë.

Kur u njohëm nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. Se ishte i martuar e kishte edhe një vajzë, dëgjova nga një kolege e punës. Ajo me vite e njihte gruan e tij, kishin qenë shoqe të mira. Vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaj nga gruaja”.

Metodat që përdora patën sukses
- “Mendoja se një mashkull që e tradhëton gruan e fëmijët, e ka lehtë t’i baraktisë e t’i harrojë. U mashtrova. M’u desh një mund shumë më i madh se sa kisha menduar. Zgjati me vite. I përdora të gjitha metodat për ta bërë për vete: e nënçmoja, e braktisja për shkakun më të vogël, e ai, gjithmonë me vinte pas duke qarë e duke më rënë në gjunjë të mos e braktisja. Këto ishin metodat e mia me të cilat i sprovoja dobësitë e tij, e në anën tjetër kënaqesha.
E mundoja edhe gruan e tij. Sa herë më tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles pandërprerë, derisa fqinjtë kureshtarë dilnin në dritare. Kështu, të gjithë fqinjtë e morën vesh se ata nuk ishin “familje e lumtur”, ashtu siç dukeshin në shikim të parë. R. paraqitej si njeri i suksesshëm, serioz, besnik ndaj gruas e fëmijëve. Kështu e shkatërrova mitin që kishte ndërtuar me vite për veten e tij, duke ia prishur rehatinë në familje. Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore për të gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kërkonte tjetrën, në mungesë të dashurisë së saj. E ai, për ta dënuar,e detyroi që ajo vetë të kërkonte shkurorëzim. Por, para se ata të ndaheshin, unë e inskenova ikjen time në një shtet tjetër. Vesha një fund të shkurtër, u rregullova me kujdes, mora një taksi dhe shkova në banesën e tyre. Derisa i bija ziles, ata të dy grindeshin. I luta të ma hapnin derën që ta shihja R. për herë të fundit, sepse po ikja përgjithmonë. Të dy u shtangën. Ajo, më në fund mori frymë, kurse R., vrapoi pas meje. Hyra në taksi dhe u nisa për në aeroport. Vozitësit i thashë ta ngiste ngadalë makinën, në mënyrë që R. të na ndiçte më lehtë. Nuk e kisha ndërmend të udhëtoja. Doja ta detyroja të bënte ashtu si doja unë dhe ta vëja edhe njëherë në sprovë dashurinë e tij. Punëtorët e aeroportit ishin dëshmitarë të një skene dashurie në mes të dy njerëzve, të cilët ishin të krijuar për njëri tjetrin dhe asgjë s’mund t’i ndante. Atë ditë u realizua ëndrra ime. Mendova. Gjithmonë do jetë i imi!”

S’e lija të merrte frymë
- “Më në fund u shkurorëzua dhe jetonte sipas rregullave të mia, duke i larë vazhdimisht mëkatet e veta. Më dukej se merrte frymë sipas ritmit tim. Të them të drejtën nuk kishte zgjidhje tjetër. Për të qenë gjithnjë pranë tij, e lash punën dhe u vendosa në firmën e tij. Bëja punët që kërkonin përkushtim dhe dije shumë më të madhe sesa mundësitë e mia, por më duhej të dija çdo gjë që ndodhte në jetën e tij. Vetëm ashtu mund ta kontrolloja. Tani e di se e kam tepruar, është dashur t’i lija pak liri. I linda tre fëmijë e ai ua ndërronte pelenat, i ushqente, ngrihej natën kur kishte nevojë. Pas lindjes së parë e mora shërbëtoren. Gruaja e tij as që ka guxuar të mendonte për një gjë të tillë.
Gjithnjë kam qenë tepër e kujdesshme për pamjen time, prandaj bëja çdo gjë të mos më prishej vija e trupit prej lindjeve. Vetëm disa muaj pas lindjes, mund të vishja prapë fund të shkurtë. Nëse burri im e kthente kokën pas ndonjë fundi të shkurtë të nesërmen fundi im ngjitej edhe më lart. E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie. Jam munduar ta mbaj vetëm për vete, larg femrave të tjera. Prandaj, edhe e humba, ashtu siç e përvetësova. Kam qenë tepër e marrë kur kam menduar se ai do të jetë përherë imi”.

Po i lajë mëkatet
- “Përnjëherë ndryshoi çdo gjë. Grave të punësuara dhe të ngarkuara me probleme të shumta, u duhet kohë për ta kuptuar se burrat e tyre u vardisen femrave të tjera. E dija se diçka po ndodhte me të, por nuk e dija shkakun. Vonë e kuptova se atij i pëlqente ortakja e punës, më e vjetër dhe më me përvojë se unë. Ishte grua serioze e me qëndrim të matur. Ajo nuk e ka fundin e shkurtër, por ajo kishte diçka që unë nuk mund ta zbuloja. R. shpesh është në udhëtime zyrtare, e unë e di se kjo është një arsye për të qenë me atë grua, por nuk po mundem t’i kontrollojë. Edhe unë e njoh. Për shkak të punës më duhet të bashkëpunoj shpesh me të, por ajo gjithnjë më rri larg. Qe 12 vjet, sa jetoj me R., për herë të parë e ndjeva veten të dobët e të vetmuar. Frikësohem se ajo do të ma marrë burrin për të cilin luftova aq shumë. Ashtu siç e ndava unë nga gruaja e parë ajo pret të ma kthejë në të njëjtën mënyrë, Si duket ky është dënim nga Zoti, për të gjitha mëkatet që kam bërë.”
- “Të gjitha dredhitë në luftë për ta përvetësuar i harxhova herën e parë, e tani, kur këtë më duhet ta bëj për herë të dytë, neveritem. Si duket, as armët nuk më shkrepin më. Nuk më ndihmojnë as nënçmimet, as fundat e shkurtra, as këncënimet se do ta braktis.
Atëherë, kur ia përmendja këto, çmendej, e tani bëhet sikur nuk dëgjon.
E dashura e tij e di ç’kemi hequr derisa ai është ndarë nga gruaja, prandaj e qetë e me durim pret ta bëjë këtë për herë të dytë. Asaj nuk i ngutet, e luan lojën e gruas së ndershme, tërheqëse, gruas që e kupton, e para së gjithash e do marrëzisht. Prandaj, nuk mund të matem me të. Ngadalë po e përgatis ikjen time. Jam e vetëdijshme se me tre fëmijë do ta kem shumë vështirë për ta filluar jetën nga e para. Prandaj, po grabis sa më shumë të holla nga ai, fshehurazi. Nëse ndahemi do t’i lë fare pak pasuri. Shërbëtoren nuk do ta përzë, do ta paguajë ai. Pse të mundohem dhe t’ua shkurtoj kënaqësitë fëmijëve. Ata nuk kanë asnjë faj. Ai nuk meriton tjetër, pos t’i paguajë mangësitë e mëkatet e veta. Është njeri pa përgjegjësi, prandaj nuk meriton fat më të mirë

#740   askushi25.12.2006 - 10:08
Nëse dikush ka harruar rrugën për në shtëpi kliko këtu:

Të lutem më trego rrugën për në shtëpi!

Zgjidh: Shtetin, qytetin, (Fshatin) rrugën....


#739   xhemilja_27_pr25.12.2006 - 09:28
"Bisedë e imagjinuar me një dëshmor të lirisë"

Syte e tij kishin një qendrim te mprehte, fytyra e tij e ftohet qendronte pa levizur, i mbuluar me nje flamur te bukur dukej madheshtor. Ju afrova ngadalë, nuk frigohesha nga ai, sepse heronjet jane edhe te vdekur te bukur janë. Frymemarja e tij kishte pushuar per te mare fryme nje popull i tere, nje popull qe kishte arritur ne kulmin e poshterimeve dhe malltretimeve, nga armiqet me te felliqur qe mund te kishte.
Ne imagjinaten time e pashe qe u ngrit ne kembe, shikoi gjate ne te gjitha anet dhe dy pika loti i rane mbi fytyren e tij, kreshnike. Me drejtoi syte e tij te imte me aq dashuri saqe per kete moment do te falja te gjitha çka qe kisha.

Para se te them nje fjale te vetme, me lejo te te perkulem, me lejo te te falenderoj,te prek doren tende-i thashe. Nuk me erdhi turp te ulem ne gjunj para tij,perkundrazi isha krenar, nje kenaqesi qe nuk do te mund te blihej me te gjitha te hollat e kesaj bote te cuditshme.
Zgjohu- me tha, zgjohu o vellai im, dua te te shoh te zgjuar, te madh, te lumtur, dua te shoh buzeqeshjen ne fytyren tende, te shoh frymemarjen tende te lire, kjo eshte deshira ime e fundit. U zgjova dhe ne gjoksin tim u mblodhen ndjenja aq te perziera, saqe trupi me dridhej i teri. Ne koken time shihja njerez qe notonin neper ditë, perditshmeria e tyre kishte mare ne rjedhe normale dhe endeshin ne rrugen e tyre duke mos shikuar anash, e as prapa. Me shfaqeshin njerez qe valvitnin flamuj e ju shterrej zeri duke bertitur per demokraci, duke treguar per "trimerite" qe kishin bere; turma qe ju shkonin prapa dhe ne jeten e tyre e sotmja kishte lindur vetem sot, sepse besonin se kishin ndryshuar dhe ishin bere pjese e nje bote moderne, nje modernizem te cilit nuk ja dinin rrenjet.

Njerez qe kishin bere poshtersine me te madhe, qe do te mund te benin: kishin harruar se shkelnin mbi gjakun e dikujt dhe cdo hap i tyre shkelte mbi trupa trimash qe kishin qendruar dhe rene heroikisht.
Shikoja fytyra nenash qe ende kishin lote te pathare mbi rudhat e tyre, rudha te jetes e te vuajtjes, te dhimbjes per bijte e tyre. Shikoja njerez qe ngrinin pallate prej tullash, te bukura, te ngrohta...shikoja nerez nen tenda, femije te merdhire, te paveshur dhe nuk mund ta besoja se te gjithe keta jetonin ne te njetin nenqiell.


E ktheva koken edhe nje here nga vigani i lirise dhe e shikova teper permallueshem, me erdhi aq turp qe isha kujtuar aq rralle per te, me erdhi aq rende kur shikova edhe nje here plagen e tij, aq keq kur pashe rinine e tij te humbur. Qielli sikur m\u ngrys dhe kembet sikur me leshuan. O shpirt i shtrenjte, o jete e pajetuar, ti rruge e jetes sime, si do te mund qe te te harronim? A thua edhe toka e vendlindjes rendohet me hapat tone mosperfilles? Te perkulem o shpirt i paster dhe do te mbaj me vete cdo minute te ekzistenes sime, nuk do te lejoj qe te harroj.

E di qe kurre nuk do te arrij madheshtine tende dhe une as qe e mendoj kete, por une do te perpiqem qe me cdo hap, me cdo fjale te jem pjese e renies tende, e endrres tende qe po e jetoj une.
Me shikoi edhe nje here dhe pashe nje dridhje te lehte ne buzen e tij dhe sikur deshironte te me thoshte, jeto o vellai im, sepse tani do te pushoj i qete, sepse tani zemra ime do te ndalet e qete.

Vetem tani do te kuptoj se une kam rënë, për tua sjellur LIRINE.

Duajeni Lirinë, jetojeni dhe ndertojeni LIRINË, ajo është më e shtrenjt se Jeta.

xhemilja_27_Pr

#738   Besa24.12.2006 - 15:18
Kërkim mëshire

Oje nëne e dashur dua me fole me ty
ende s\ka ikur djalli nga kjo shqiptari,
dallime fetare vërehen edhe sot
si mos te ishim një gjake dhe një komb.

Eh, moj nëne çka s\po ndodhe me ne
jemi te korruptuar ne pune dhe fe
puna nuk ka efekte nëse nuk shpijunojme
kure është ne pyetje interesi çdo gjë pranojmë.

Me korrupsion moj nene do te na qesin fare
përçarje ne te gjitha aspektet edhe ne ato fetare
për interesa te vogla se vlerësojmë jetën
për pake para sot humbim veten

Ah, nene dua te tregoj edhe diç te re
dashuria vëllazërore nuk është ma tek ne
xhelozia nëne sot ka ngritur kokën,
vëllai - vëllait po ja rremin token.

Tek qiftet e martuar, dashuria është duke u shua
çka s\po ndodhe me ne nuk di me te tregua,
me spiunazhe te ndryshme njeri - tjetrin sulmojmë
shpifjet e pa falshme partneret shkurorëzojnë.

Kaluan shume vite, ti s\je me ne
mos mendo se jemi siç ishim dje,
për te mire asgjë neve skemë ndryshuar
dita e ditës me shume jem shkatërruar

Me ty qava hallin, largova pake mërzinë
ti shpreha vuajtjet qe me lëndojnë ne shpirte
desha te lajmëroje për vuajtjet e mija,
e këto janë te terat qe i ka shqiptaria.

New York, 24.12.2006
Besa Veseli


#737   i.....24.12.2006 - 15:16
Dashuria

Kur njeriu e ka zemren plot dashuri
ai ushqehet me shpres,
por kur ajo dashuri shendrrohet ne urrejtje
ateher edhe shpresat marrin fund!!!!!!


#736   berlin_boy_gv24.12.2006 - 12:00
Edhe nese vdes me eshtra te vorrit tim ka me ta shkrue ni kujtim ni kujtim me ta shkrue se te kam dashtur dhe prap te due
dote dua ti ket e di se edhe ne var zemra ime veq ti do te doje ti do ta dish se nji djal te do aq shum ehhh? e dashur me vdek ke me ardh? gjithashtu edhe ti ne var ateher do ta dish se sa me ke munguar se gjith kohes kam prit me syt e cel mos vish kendej nga zemra ime ...

#735   I&L24.12.2006 - 11:54
Deri kur
Të të pres
I them vetvetes
Apo i bëj iluzion vetes
Ta kisha ditur
Se kështu do të vie fundi
Edhe duke vdekur do të kujtoj
Emrin tënd duke pëshpëritur
Edhe pse s\më don
Unë të dashuroj
Edhe në vdeksha
Nuk do të harroj

#734   *EVOGLA*24.12.2006 - 03:35
pershendetje per te gjith ju deshiroj nje nate te mir aj ciao se u bo von hehehe smack...

#733   i.....23.12.2006 - 22:26
Warum gibst du mir immer das gefühl das ich überflüssig bin?
Warum lehnst du mich ab?
Warum kannst du mich nicht so akzeptieren wie ich bin?
Warum kommst du immer nur an wenn du mich brauchst?
Warum gibst du immer mir die schuld?
Warum kannst du mich nicht einfach lieb haben?

Es gibt so viele fragen auf die du mir keine antwort geben kannst
Eines Tages wird es zu spät sein alles zu ändern, aber man kann das schicksal nicht aufhalten

#732   i.....23.12.2006 - 22:17
Why do you always give me the feeling which I are redundant? Why do you reject me? Why can you accept me not in such a way as I are? Why do you come only on if you me need? Why do you always give me the debt? Why can\t you have me simply dear? It gives so many asks on which you me no answer give can a daily it will be to late everything will change, but one cannot stop the fate

« Vorherige123 ... 262728 ... 747576Nächste »
(1136 Einträge total)


Datenschutzerklärung
Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!